Të flasësh për trevën e Rugovës, është një detyrim njerëzor e kombëtar. Kalvari i kësaj popullate që lidhet më ardhjen e tyre, në shek., XVIII dhe në vazhdim të nxitë të gërmosh në çdo skutë të mundshme për të nxjerre në pah, heroizmin e pa shoq të tyre në mbrojtën e trevave, dinjitetit dhe identitetin kombëtare , i rrezikuar nga pushtuesit e egër turq dhe me vonë atyre serbe e malazeze.
Diçka për rrjedhat historike të Rugovës
Për lashtësinë e kësaj treve bjeshkore, nuk është arritur të behën hulumtime të duhura, por, me siguri se pos fshatit Shtupeq, që është një ndër fshatrat më të njohur e Rugovës, dhe i cili përmendët në fillim të shek..XIV, (1293-1302), do ketë pasur edhe vendbanime të tjera në këtë zonë kaq piktoreskë, nga ku janë kryqëzuar rrugët: Pejë, Rozhaj, Budimlje, Diokle, Kotor e Raguzë, dhe Pejë-Plavë e Guci për në Shkodër.
Më reformat e administrative të ndërmarra të njëpasnjëshme nga pushtuesit osman, në këtë treve në fillim të shek.. XVII e gjejmë si pjesë të Sanxhakut të Dukagjinit, kur më parë i takonte Sanxhakut të Shkodrës. Kurse në pragun e shkatërrimit të perandorisë Osmane në fillim të shek..XIX, dhe ndarjes më të re dhe të fundit të trevave shqiptare në vilajete, Rugova i përkiste vilajetit të Kosovës.
Shënimet e para të drejtpërsëdrejti për këtë krahine ato lidhen më trazirat e ndodhura në mesin në vitin 1638, në Veri të Shqipërisë, kur fiset e Malësisë organizuan kryengritjet të ashpra kundër turqve në krye me Vuço Pashën. Pasi ai nuk arriti ta nënshtroj Malësinë, qeveria turke në vitin 1700, angazhoj, Pashain e Shkodrës e Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegoviqin (1699-1738) , i cili kishte djegur e shkretuar Melësin. Me këtë rast filloi dyndja dhe shpërngulja e Kelmendasve , që përbehej nga vëllazëritë Selca, Vukli, Nikçi e Boga, duke ikur për në Sjenicë, Peshtër, Rozhaj, Rugovë. Meqenëse dhuna ishte shtrirë dhe në pjesët të tjera të Malësisë , nga kjo zonë u shpërngulën për në Sanxhakun e Novipazarit dhe Rugovë dhe fiset Hotit, Grudës, Shkrelit, Kastratit e Shalës. Pas humbjes së luftës së austriakeve nga turqit në vitin 1736-1737, Kelmendasit u shpërngulën në Srijem në fshatrat; Nikinci, Hrtkovac, Jarak, 300 familje , e ku me ta ishte dhe kryeipeshkvi i Shkupit, Mëhill Suma (1728-1743) të cilin e gjejmë të strehuar në dioqezën e Osjekut në Kroaci.
Duke qenë të ndikuara nga situata politike, familjet e këtyre fiseve përfshirë dhe Kelmendin, kanë bërë lëvizje brenda fshatrave të zonës së Novi Pazarit: Rozhajës, Plavës e Gucisë, Rugovës dhe fshatrat të Pejës.
Rugova në relacionet e Selisë së Shenjte
Se sa ishte gjendja e vështirë e popullatës së shpërngulur nga Malësia në këto zona, e mësojmë nga relacionet e ipeshkvijve të Tivarit dhe Shkupit , dërguar Selisë së Shenjtë në Romë. Dhe për së pari herë del emri i krahinës së Rugovës.
Arqipeshkëvi i Tivarit, Vinçenc Zmajeviq, në relacionin e tij të vitit 1702, dërguar Kongregacionit për përhapjen e fesë , ndër të tjera thotë së, pjesëtarët e fisit të Kelmendit të cilët u zunë robër prej Pashait, Hodoverd, u shpërngulën me dhunë dhe u vendosën në rrafshnaltën e Peshterit, gjegjësisht në Rugovë, Rozhajë, Tutin dhe Novi Pazar, ku figuronin 251 familje, gjegjësisht me 1957 anëtar. Me këtë rast arqipeshkëvi Zmajeviq, konstatonte se: “Kelmendasit iu larguan për një kohë të shkurtër rrezikut të turqizimit.” Mirëpo, “ata përballonin me vështirësi të mëdha mënyrën e re të jetesës, veçanërisht kontrollin e përhershëm të pushtetit Turk, rrëfen arqipeshkëvi.” Meqenëse disa familje ishin kthyer në Malësi, në Peshter kishin mbetur 127 familje. Disa prej atyre më këtë rast ishin vendosur në Grykën e Rugovës, ku në vitin 1703, figurojnë se janë 8 familje më 50 banorë.
Arsyen e shpërnguljes së Kelmendasve e vërteton edhe arqipeshkvi i Shkupit, Pjetër Karaxhiqi (1702-1727) në relacionin e tij dërguar Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, më 20 maj të vitit 1706. Karaxhiqi, rrëfen për Kelmendasit, se për ta kujdesoheshin dy françeskanë të cilët financiarisht i mban Kongregacioni për Përhapjen e Fesë me nga 20 skuda vjetore. “Ata nuk kanë Kishë, kurse mesha celebrohet nëpër shtëpia dhe në të ftohtë, nën qiellin e hapur. Banesa famullitare shërben njëkohësisht edhe si Kishë”.
Në relacionin e mëvonshëm të 4 gushtit të vitit 1719, arqipeshkvi Karaxhiqi, flet edhe për të ardhurit e rinj, nga fiset e tjera. Ai, në mes tjerash, shkruan: “Në rrafshnaltën e Peshterit ka shumë fshatra, në disa prej tyre jetojnë kelmendasit, ata kanë dy priftërinj misionarë: frat, Antonin nga Montemura dhe frat, Jozefin nga Pedana. Këta marrin 25 skuda nga Kongregacioni në vit, për të mbajtur veten. Ky mision ka 300 shtëpi katolike dhe mbi 2.000 frymë.” Për Plavën, Rugovën dhe fshatrat përreth, arqipeshkvi thotë se “janë mbi 500 frymë.”
Nga relacioni i mëvonshëm i arqipeshkvit të Shkupit, Pjetër Karaxhiqit, nga data 24 prill të vitit 1722, drejtuar Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, në udhëheqjen e misionit vërehet një përforcim i ri. Thuhet se në fshatrat Rugovë e Plavë, në muajin shtator të vitit 1721, kanë ardhur dy misionarë, atë Karlo nga Caprina dhe atë Ludovigo, gjithashtu nga Caprina. Atë vit ishin krezmuar rreth 200 persona.
Në relacionin e arqipeshkvit të ri të Shkupit, Mëhill Suma (1728-1743), dt. 8 tetor të vitit 1729, kuptojmë së në Rugovë është shtuar numri i popullatës. Ai rrëfen së në Pejë veprojnë meshtarët françeskanë nga më superiorët, atë Frano nga Milano, i cili me duar të veta e ndërtoi banesën për banimin e klerikëve në fshatin Rugovë. Suma në relacionin e dt. 1 gusht të vitit 1732, shënon se në misionin e Rugovës në atë vit kishte 800 katolik, ndërsa në Peshter 2.500 frymë katolike.
Pas, Sumës , i cili për shkak të dhunës turke shpërngulët s bashku më popull në Srijem, arqipeshkvi i Shkupit, Gjon Pagëzuesi Nikolloviq – Kazazi (1743-1752) në relacionin e tij të 3 dhjetorit të vitit 1741, na jep një informacion të reja duke na njoftuar së Rugova nga një mision i thjeshte që deri atëherë administrohet nga qendra misionare e Pejës dhe ajo e Peshterit, do ngrihej në rangun e një administrate kishtare në vete, (famullie) e populluar më fisin e Kelmendasve. Po kështu Kazazi në relacionin më 24 shkurt të vitit 1756, flet së në Rugovë , që gjendet mbi Pejë , si meshtar është duke shërbyere një françeskan shqiptar, Atë Gjon Nika , i cili kishte ndërtuar një Kishë të bukur, e vogël dhe një kasolle e varfër e priftërinjve. Më pas kemi famullitar, Dom Gjon Llogorecin 1760-1762; dom Amroz Bosko, 1762-1765; dom Pal Zogaj, 1765-1769, i cili shprehet së në Rugovë kishte vetëm 20 shtëpi katolike dhe 800 të tjerat ishin islamizuar, ose kaluar në laramanizëm. Gjithashtu Llogoreci thotë së ne Peshtër që nga viti 1746 nuk kishte më të besimit katolik. Pas Zogajt, i cili ishte larguar me Kelmendasit për në Srijem, famullitarët e Rugovës rreshtohen: Atë Zef Urbani, 1773, nga Misioni i Kastratit dhe atë Bonaventura Pasi, 1774-1781, po nga i njëjti Mision. Më pas kemi dom Ndre Krasniqi 1781-1787, i cili ishte famullitar në Pejë dhe i fundit dom Zef Berisha, 1783-1784. Përndryshe , kujdesin për Rugovën gjithmonë e ka mbajtur famullia e Pejës e cila, sipas arqipeshkvit Karaxhiqi, e kishte Kishën e ndërtuar që në vitin 1719, kushtuar Shën Katarinës. Më vonë në vitin 1722, arqipeshkvi lajmëron së Kisha e Pejës ishte shkatërrua nga Turqit dhe më gurët e saj e kishin ndërtuar Kullën e sahatit (Sahat-Kullën) për qytetin.
Islamizimi i rugovasve , si sprove e patriotizmit
Pushteti turk, për ta mbajtur nen zaptim popullatën e nënshtruar, pos dhunës së ushtruar në forma të ndryshme, nga likuidimi fizik deri të varfëria ekonomike, jeta sociale e politike, ndalimit të shkollimit në gjuhen shqipe, pushteti ka arritur ta kthej popullatën nga besimi katolik në besimin islam. Imzot Pjeter Karaxhiqi, kishte njoftuar me dt. 24. IV, të vitit 1722, së në Pejë, turqit e kishin shndërruar në objekt publik, Kishën e Shën Katarinës dhe kambanarin në kullë sahati për qytetin. Për peshën e rend ngarkuar rugovasëve, flet Arqipeshkvi i Shkupit, Mati Mazreku,(1758-1807) në relacionin e tij të vitit 1764, ku flet për jetën e vështirë të popullatës dhe ku për shkak jetës së rrezikshme, asnjë meshtar nuk dëshiron për të shërbyer në këtë famulli për shkak të kërcënimeve turke. Në relacionet e mëvonshme, flitet mbi një kalim më të intensifikuar të katolikëve të Plavës dhe fshatrave përreth në islam. Shkodrani dom Gjon Logoreci (1751 -1780), në relacionin e tij për Rugovën, 12 qershor 1760, dërguar arqipeshkvit të Shkupit, Mati Mazrrekut (1758-1807), në mes tjerash, thotë se në Rugovë numri i katolikëve është duke u zvogëluar çdo ditë, diçka pak katolikë ka në Peshter, Guci dhe Plavë, të cilët relatori nuk mund t’i vizitojë për shkak të turqve.
Pesë vite më vonë në këtë vend malor të lënë pas dore, do të vijë misionari i ri bursisti më i parë i Propaganda Fides, Dom Pal Zogaj, (Shogani) nga Brija, Gjakovë, si famullitar i Rugovës nga viti 1765-1769, dhe hartues i një gramatike shqip të pabotuar. Ai në relacionin e tij të dt. 20. VIII, 1767, shkruan se në Rugovë kanë mbetur vetëm 12 shtëpi katolike, pjesa e tjetër janë katolik të fshehur (laraman) dhe se Rugova është e copëtuar në tre principata: Arbëri, Mali i Zi dhe Serbi. Në relacionin e tij të disa viteve më parë (1765), Zogaj ishte shprehur së në Rugovë e administruar nga pashai i Pejës dhe ka pasur 10 fshatra më afro 300 besimtarë katolikë, të cilët kanë marrë pjesë në sakramende të shenjta, dhe ku janë përjashtuar ata më emra turk, gjegjësisht laramanë të cilët ishin në shërbim të pashait të Pejës. Për arsye të kushteve jashtëzakonisht të vështira dhe kthimit në islam, ai e lëshon famullin e Rugovës dhe shkon në Srijem të Sllavonisë, në Nikinci, Hrtkovac për tu shërbyer kelmendasve të shpërngulur atje. Për fenomenin e laramanizmit në Rugovë, flet eprori i Misionit të Kastratit, Atë Bonaventura i cili shprehet se në vitin 1779, në Rugovë nuk ka më katolik publik. Në Rugovë, ku pos fisit më të vjetër të Kelmendit në gjirin e saj kishte dhe nga fisi, Shkrelit, Kastratit e Shalës. Studiuesi serb Teodor Stankoviq, në një shkrim të vitit 1910, shprehet se, në Rugovë ka rreth 800 shtëpi, sa kishte shënjuar, edhe Don Pal Zogaj, dhe së islamizimi i familjeve të fundit duhet të këtë ndodhur në vitin 1840, të ndikuara nga mulla Sylë Rugova.
Islamizimi i popullatës, nënkuptonte nënshtrimin e plotë të tyre nën qeverisjen turke. Tjetërsimi i dokeve dhe zakoneve, rregullimit shoqërorë, veshjes, ndryshimi arkitekturës, emrave, riteve fetare shkollimit dhe përpjeka për tjetërsimin e nacionalitetit. Të gjitha këto kishin si qëllim kthimin e rugovasve nga mentaliteti perëndimorë, në atë islamik lindor. Kuptohet, së rugovasit pos pranimit të islamit, fal traditës atdhetare të trashëguar brez pas brezi, nuk pranuan të jenë të nënshtruarit e Stambollit, por krah për krah me krahinat të tjera, luftuan vazhdimisht për çlirimin e trojeve shqiptare nga hordhitë turke. Kalimi në besimin islam i shqiptarëve pati si rrjedhojë pasoja të shumëfishta në jetën politike, ekonomike, shoqërore, fetare dhe kulturore të popullit shqiptar. Islamizimi nuk ndodhi më popujt ortodoks edhe pse gjendeshin në frontin e parë, për shkak të marreveshtjes dypalshe, nënshkruar në mes Perandorisë Osmane e Patriarkut Genadin , të nënshkruar në vitin 1453, në Kostantinopojë.
Bota perëndimore, shqiptaret nuk i pranonte si komb në vete, por sipas prezantimit të bërë nga Perandoria Osmane, ku shqitaret e islamizuar i identifikonin si Turq, ata ortodoks si Grek dhe katolikët si Latin. Rezultati kryesor i këtij procesi ishte fakti se, në fushën politike, Fuqit e Mëdha, duke na konsideruar 70 % në mas të islamizuar, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, dhe Konferencën e Londres 1913, pa skrupull ua shpërndanë fqinjëve trojet shqiptare.
Shqiptaret në përballje më Kishën Ortodokse, nacionaliste serbo-malazeze
Kisha ortodokse Serbe si Kishë nacionale, ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me pushtetin e popullit serb. Dëshmia më e mirë rreth këtij argumenti, është libri, Mihajlo I. Popoviq, “Roli Historik i Kishës Serbe në ruajtjen e nacionalitetit dhe formimin e shtetit”, Beograd, 1933, si dhe shumë botime të tjera.
Autonominë e vet, Kisha ortodokse Serbe e fitoi në kohën e lulëzimit të shtetit serb, në vitin 1219, me ndërmarrjen më së shumti të të birit të Stefan Nemanjës, Shën Savës me qendër në Rash-Novi Pazar dhe më vonë Zhiqa. Tek në kohën e sundimit të mbretit Stefan Dushanit pushtues, (1331-1355), i cili e kishte shpallur veten mbret i serbëve, grekeve dhe mbar Rumelisë, qendra e Arqidioqezës Ortodokse serbe, në vitin 1346, nga Zhiqa kishte kaluar në Pejë, duke e ngritur atë në rangun e Patriarshisë. Pas pushtimeve turke, roli i saj që ndërprerë në vitin 1459, duke iu bashkangjitur arkidioqezës së Ohrit, për tu ripërtërirë për shkak të rrethanave politike në vitin 1557, në cilësinë e prijësit fetar dhe civil të popullit serb në gjitha territoret të cilat ata i kishin pushtuar, madje deri në Hungari. Pasi juridiksioni i Papës nuk varej nga sulltani, Patriarku i Pejës orvatej që të gjithë sllavët e krishterë të fesë sllavoortodokse dhe shqiptarët në Perandorinë Turke, t’i përfshinte nën juridiksionin e vet.
Duke gjetur mbështetje të turqit, kleri sllavoortodokës i bëri përdhunë edhe katolikët që tu paguajnë taksa edhe patriarkaleve vendore. Qendra kryesore e propagandës sllavoortodokëse për Shqipërinë veriore ishte Patrikana e Pejës, kurse për Shqipërinë e mesme dhe atë jugore, ishin Arqidioqeva e Ohrit dhe Janinës. Patriarkana e Pejës, duke qenë vazhdimisht nën trysnin e perandorisë së Austrisë, në vitin1788, disa mendoj edhe më parë në vitin 1776, zyrtarisht përsëri u suprimua, duke i kaluar kompetencat, në Patriarshinë e Kostandinopojës, dhe si metropoli pushteti kishte kaluar në Sremski Karlovac dhe nga viti 1879 në Beograd. Peja tashme kishte renë në rangun në një Eparkie (dioqezë) ortodokse serbe e lidhur më metropolin e Cetinës, duke ruajtur njëherë dhe rolin e manastirit.
Eparkia (dioqeza) ortodokse e Pejës , së bashku më Eparkinë e Prizrenit e të Shkupit, të cilat funksiononin brenda Vilajetit të Kosovës, të lidhura ngushtë më Metropolinë ortodokse të Cetinës, të nxitura nga politika, greke e serbo-malazeze, kanë qenë vazhdimisht aktive në përkrahjen e politikes së kohës për copëtimin e trojeve shqiptare, si në Konferencën e Berlinit 1878, po ashtu në atë të Londrës, në vitin 1913, kur flitej për mundësin e shqyrtimit të ndërrimit të kufijve territorial në Ballkan. Për këtë arsye edhe në të kaluarën, ka pasur vazhdimisht fërkime në mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse si dhe për shkaqe të koncepteve të kundërta dogmatike fetare, politike e nacionale.
Këto kundërshtime kuptohen qartë nga mëkëmbësi i Arqipeshkvisë së Shkupit, Dom Gjon Logoreci me banim në Pejë, në relacioni e tij të 12. Shkurtit 1760, i cili konstaton së Patriarkana e Pejës, duke bërë pazare me Stambollin, është duke punuar në demin e shqiptarëve katolik. Ajo, vazhdon Logoreci, ka një urrejtje më të madhe ndaj katolikëve se sa ndaj turqve. Po kështu Logoreci edhe në letrën më 25 qershor 1775, shpreh ankesat e veta për patriarkun e Pejës.
Po të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe Kryeipeshkvi i Shkupit, Imzot Mati Mazreku, më 20 gusht, 1774, i cili duke u ankuar të Propaganda Fide në Romë, për Kishën Ortodokse serbe, thotë se ai nuk mund t’i këtë dy zotëri mbi kokë : turkun dhe Patriarkun e Pejës ! Mazreku në një relacion tjetër më 20. II. 1779, dërguar Propaganda Fides, shkruan për kërcënimet dhe presionet që vazhdimisht i benë Patriarku i Pejës ndaj katolikëve, duke tentuar që ata t’i përfitoj më forcë për vete. Më 5 mars, 1790, Mazreku, në një letër zyrtare, shprehet së pas këtij presioni nga Kisha Ortodokse dhe kërcënimeve për ta likuiduar atë, qëndron politika serbo-greke dhe ajo ruse. Janë shënjuar edhe raste të tjera të kësaj natyre.
Kisha Ortodokse serbo-malazeze po të njëjtën politikë, madje edhe më radikale, e ka ndjekur edhe në vitet 1910 e në vazhdim. Kjo u tregua qartë më rastin vizitës së Sulltan Mehmetit V, në Prishtinë, me 15 qershor 1911, ku u prit nga një masë e madhe serbësh, e kori i seminarit të Kishës ortodokse serbe i këndoj atij këngë turke, ndërsa në anën tjetër shqiptaret e kishin bojkotuar këtë pritje.
Serbia në prag të mbajtjes së Konferencës së Londrës, dhjetor, 1912- gusht 1913, kërkonte gjithë trevën e Kosovës, tokat shqiptare që sot ndodhen në Maqedoni dhe viset të tjera të Shqipërisë së Veriut si dhe daljen nëpërmjet Mirditës për në deti në Durrës. Mali i Zi ishte për aneksimin e Shkodrës deri në lumin Mat dhe Greqia pjesët e jugut të Shqipërisë.
Për ta vendosur Konferencën e Londrës, e cila po zhvillonte bisedimet për rishqyrtimin e kufijve, para faktit të kryer, Serbia e Mali Zi, nën pretekstin për një luftë kundër turqve, dhe kundërshtimit të politikës Austro-hungareze në Ballkan, filloi shtetrrethimin ndaj Shqipërisë dhe pastrimin etnik të popullatës nga trojet shqiptare të mbetura jashtë nga Konferenca e mëparshme e Berlinit. Më këtë rast, nga Serbia e Mali i Zi, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe, u ndoq politika gjenocidale dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjë që ndikuan që trojet shqiptare të pushtuara të shkatërroheshin pothuajse tërësisht. Arsyeja imediate e gjithë masave barbare të kryera nga serbet e malazezet ndaj shqiptarëve , ishte ndërrimi i statistikës së popullatës, si dhe përforcimi e veprimtarisë diplomatike të Qeverisë serb dhe asaj malazeze që pretendonin se kishin të drejt t’i përfshinin këto troje të pushtuara në shtete të tyre. Po pretendimet e tyre a ishin të drejta, për pushtimin e Kosovës dhe trojet në Maqedoni? Dokumentet historike të huaja, na flasin së para ardhjen së osmaneve, trevat tona u pushtuan nga venecianet e serbet, greket, bullgaret, dhe pastaj në shek.. XV, u pushtuan nga turqit osmanli. Ndërsa para luftërave Ballkanike, statistikat përsëri flasin për në favorin tonë. Do marrim si shembull vetëm gjendjen e popullatës në Pejë. Statistika Turke e vitit 1908-1909, tregon së në Pejë, kishte 72.5% shqiptar dhe serb vetëm 19%. Ndërsa ajo Austro-Hungareze, e vitit 1916, evidenton së në Pejë kishte 83.1 % shqiptar, dhe vetëm 11. 9, serbe. Po e njëjta situata përsëritet edhe në qytetet të tjera.
Në momente kur Turqia ishte duke u shporrur nga Ballkani, në prill të vitit 1912, kishin shpërthye kryengritjet shqiptare në rrethinë të Gjakovës e Pejës. Sipas konsullit të Francës në Shkup, kryengritje me 3 gusht 1912 kishin shpërthye edhe në Prishtinë, Prizren, Shkup. Me 13 tetor, edhe Serbia me aleatët të saj, Bullgarinë, Greqinë e Malin e Zi, i kishte shpallë luftë Turqisë, duke hyre në Kosovë dhe në territorin e Shqipërisë për kthimin e Serbisë se vjetër. Kraj Nikolla, në gusht, 1912, erdhi dhe i përtërinte lidhjet e tij të mëparshme më fiset shqiptare katolike në Veri të Shqipërisë , më qellim të pushtimit të Shkodrës. Mali i Zi, me këtë rast, për t’ia u mjegulluar mendjen Malësorëve të Veriut dhe për t’i bindur se do luftonte për çlirimin e Veriut nga Turqit, me 8 tetor 1912, i shpalli zyrtarisht luftë Turqisë.
Mali i Zi, për të ia arritur realizimin e qëllimeve të veta, si: nënshtrimin, shpërnguljen e shqiptarëve, pastrimit etnik dhe kolonizimin në Pejë, Rugovë e vendet përreth, përdori masa të ndryshme shtrëngimi: dhunën, masakrimin, mbjelljen e tmerrit kudo, thyerjen e moralit të shqiptarëve, të cilët edhe kështu nuk ishin të organizuar dhe të bashkuar në mbrojtjen e trojeve të tyre.
Aksioni ushtarak, kishte filluar nga Plava Gucia, Rozhaja, për ta vazhduar në Rugovë si pararoje e qytetit të Pejës. Në Rugovë që në fillim u dogjën 14 shtëpi. Më 26 tetor, 1912, ushtria malazeze në krye me gjeneralin Janko Vukotiq, hyri në Stupeq të Madh e të Vogël dhe Reka e Allagës, duke torturua e përgjakur popullatën dhe një pjesë duke e shpërngulur për në Mal të Zi. Më këtë rast nuk u kursye as Zhujë Veseli, nga vëllazëria Nikçi, rojsi i brez pas brezi i Patriarshisë së Pejës plotë 300 vjet dhe Manastirit të Deviqit , i cili qe syrgjyrosur në Nikshiq. Kështu u hap rruga për të marshuar drejt Pejës , e cila kishte mbetur pa udhëheqës , sepse nga frika për jetën, Zenel Begu kishte ikur për në Stamboll, ndërsa Jashar Pasha u ishte dorëzuar serbeve ne Mitrovicë. Dhe me 30 dhjetor 1912, ushtria malazeze kishte hyrë ne Pejë, duke e ngritur flamurin e vet në Patriarkanë, ku ishte vendosur shtabi i ushtarak, dhe ngriti organet ushtarake e administrative në krye me gjykatësin, Jovan Plamenac.
Pas vendosjes se sistemit ushtarako-policor i administrimit, në shtator 1912, filloj fushata e mbledhjes e gjitha llojeve të armeve në qytet e fshatra, të cilat që në vitin 1897 i kishte shpërndarë Austro-Hungaria për kryengritje ndaj turqve. Gjatë këtyre aksioneve, pati bastisje , djegie e plaçkitje të shtëpive. Pati të kërcënuar, vrare, masakruar, e torturuar dhe të shpërngulur. Sipas, prof.. Zekeria Canës, torturime e kërcënime, tmerrime, në Pejë e Rugovë pati pafund, si në mbledhjen e armeve, po ashtu në momente të presionit për të kaluar nga feja myslimane e ajo katolike në fenë ortodokse serbe e malazeze. Por, sipas burimeve malazeze për numrin e viktimave të masakrës së Rugovës, në krahasim më vendet të tjera, janë më të pakta. Sipas Canës në Pejë ishin dy viktima, kurse në Rugove, 37 persona. Por, dëshmitari i ngjarjeve të vitit 1912-1913, që ishte mësues i shqipes në Pejë, Zef Mark Harapi, shprehet së, “N’nji javë Qeverisja pat vraa 113 veç e pse nuk ndigiuene me u baa shkjee; vriteshin n’ditë e n’natë kaa pesmdhet e nizet vet.” Dhe vazhdon Zef Harapi se në Rugovë, për shkak të armeve kanë mbërri më vra 11 persona vetëm prej një familje, duke e lenë shtëpinë vetëm në një burrë 60 vjeçar. Rrëqethës është dhe me momenti i një fëmije 7 vjeçar në Rugove, rrëfimin që Harapi e kishte marr prej një ushtari të penduar malazias, “ Para se t’n’a epej urdhni preje Kapidanit nji fmii njaa 7 vjetesh u ul n’giuj e m’u luttë me e fal, m’lshonte bee: paash kryet e Krajl Nikollës- m’tha-mos m’vra se po bahem shkjaa, por unë i ndigiova t’ parit e e vrava.” Raste të ngjashme ka dhe në të gjitha rrethet të tjera që duhet zbuluar nëpër arkiva të ndryshme.
Se çfarë pësoj popullsia shqiptare e Rugovës nga ushtria malazeze, ilustrohet më se miri, nga biseda që londinezja Edith Durham, në fillim të vitit 1913, kishte zhvilluar në Cetinë me gjeneralin Janko Vukotiq, i cili shprehej se ne i mposhtëm dhe i vramë të gjithë burrat e Rugovës.
Ndërrimi i besimit më dhunë, metodë mesjetar e Kishës Ortodokse
Ngjarja e cila shkaktoi habi në historinë e Evropës moderne, ishte ndërrimi i besimit me dhunë të shqiptarëve e iniciuar nga Kisha Ortodoksë serbo malazeze më qendër në Pejë, e filluar në mbarim të vitit 1912 e deri në fund te majtë mars të viti 1913.
Pushteti malazeze që t’ i realizonte aspiratat e veta, krahas aksionit për mbledhjen e armeve në popull, ndërmori aksionin, për ndërrimin e besimit nga ai mysliman e katolik në besimin ortodoks sllav, me anë të cilit do sllavizonte shqiptarët.
Kisha ortodokse e mbështjellë më nacionalizëm të verbuar, bëri që në gjitha viset e Dukagjinit, në Rugovë dhe vende të tjera, ushtria dhe policia malazeze të detyronte më dhunë kalimin e popullsisë shqiptare myslimane e katolike në besimin ortodoks, që do te thoshte të sllavizoheshin. Të gjithë vëzhguesit e kohës flasin se nga frika dhe dhuna e ushtruar, shqiptarët pagëzoheshin duke marrë emra të rinj sllav dhe në krye u vinin “kapicën” malazeze si shenj e dukshme nga jashtë. Dëshmitari, Zef Mark Harapi, duke marre rastin në Pejë dhe Rugovë, shprehet, së të gjithë ata qe kundërshtonin pranimin e besimit ortodoks dhe sllavizimin u likuiduan para syve të popullit të grumbulluar në sheshe të caktuar të parapare për publikim të ngjarjeve.
Nga sjelljet e brutalitete të ushtrisë e policisë, në ndërrimin e besimit, të udhëhequr nga Sav’ Batarja (Lazarevqi), thuhet në dokumente së u persekutuan shume njerëz, në Pejë si në fshatrat Haxhaj, Kuqishtes, etj., nga ku banoret kishin ikur në malësina për tu shpëtuar masakrave të pushtetit malazez. Lidhur me ritualet e pagëzimit të dhunshëm fletë raporti i ministrit të brendshëm, Jovan Plamenac, dt. 21. XII, 1912, ku jep instruksionet për Manastirin e Pejës, se si duhet vepruar më këto raste. Në një dokument tjetër, dt. 18.III. 1913, Pllamenac referon së puna po ec mirë në Pejë e Gjakovë dhe shumë po paraqiten për tu pagëzuar në ortodoksi. Pastaj në dok. Nr. 1548, dt. 18. III, 1913, përgjegjësi Jovoviq, jep shënimin për 233 personave të pagëzuar në Pejë dhe ndërkohë kërkon që të ketë klerik ortodoks sa më shumë , e mundësisht të atyre që e zotërojnë gjuhen shqipe për tu marrë me këto rituale fetare. Nga entuziazmi që kishte përfshirë përgjegjësin për rituale fetare në krahinës e Pejës, Jovoviq , në një dok. 1544, dt 19. III. 1913, deklaronte së e terë komuna do dëshironte të kalonte në Ortodoksi, dhe se duhet të vij në ndihmë edhe klerikët ortodoksë nga Berani. Zef Harapi, në kujtime e veta tregon se nga Rugova i kishin larguar hoxhallarët dhe në vend të tyre i kishin dërguar tre priftërinj ortodokse te cilët i mblodhën myslimanët e një të shtune e “i bane shkee”. A ta qe nuk dëgjonin i torturonin e neper burgje dhe duke i vrarë. Madje i kane vrarë dhe fëmijët e vegël në djep. Raste të tilla kemi pa fund edhe në Plave e Guci e Rozhajë.
Se kthimin i shqiptarëve në ortodoksi vërtetë kishte marr përmasa të gjera në pjesët e pushtuara vetëm nga malazezët, tregon Ministri i Punëve të Brendshme në Cetinë, Jovan Pllamenac, në telegramin, nr. 1658, dt. 21. III. 1913, ku shprehet së deri në këtë ditë, ishin pagëzuar rreth 5.000 shqiptar. Protagonistët, për kryerjen e pagëzimeve për Pejën me rrethina, ishte pop Maksimoviqi dhe igumeni, Manastirit të Pejës, Janiqi, dhe komandanti Sava (Batarja) Lazareviq, kurse në Plavë e Guci pos komandantit Avro Cemit, ishte pop Gjorgje Shekullarac , i cili duke u lavdëruar në një intervistë për gazetën Politika, shprehej së kane kaluar në fe ortodokse 12.000 shqiptarë.
Qëndrimi i Kishës Ortodokse ndaj Katolikëve
Kisha Ortodokse e Pejës, kishte një qëndrim dinak ndaj Kishës Katolike në Pejë, pran së cilës nga viti 1866, funksiononte shkolla shqipe, për shkak të frikës nga Austro-Hungaria që çështja të mos përflitet në Vjen dhe Londër. Gjenerali Janko Vukotiq, në letrën e tij të datës 30. X. 2012, shkruar nga Patriarkana e Pejës, qorton mëkëmbësit e tij të cilët kishin marrë në pyetje etërit françeskanë: Atë Klement Miraj, Luigj Paliqi, David Pepa e Filip Paliqi, ku përgjegjës për katolikët e Pejës ishte, Atë Klementi. Vukotiq, në vazhdim është shprehur se atyre etërve françeskan nuk duhet tu besohet. Por, etërit pa marrë parasysh mbikëqyrjes që iu bënin nga xhandarmeria malazeze, dilnin haptazi në mbrojtje të drejtave të shqiptareve të të dyja besimeve, çfarë më vonë reflektoj në përshkallëzimin e marrëdhënieje deri në konflikte të hapura më qeverinë e Mali të Zi.
Diplomatja Edith Durham, nga Cetina duke folur për kthimin e shqiptarëve mysliman në ortodoksie, vazhdon, së nga Gjakova vijnë edhe lajme më të këqija, malazezet po përpiqeshin edhe katoliket të kthenin më force në besimin ortodokse. Sllavo-ortodoksët nuk ndaluan me kaq, por ndërmorën edhe aksione të tjera shtypëse kundër shqiptarëve katolikë. Në mbrojtje të tyre më i zëshmi shfaqej famullitari i Gllogjanit në Lugun e Baranit, Atë Luigj Palaj , i cili duke qëndruar në anën e besimtarëve pat deklarua haptazi, se do i mbron edhe nëse koka do i shkon. Qeveria e Malit të Zi, për ta frikësuar shpirtin e besimtarëve katolik, me 7 mars të vitit 1913, në Janosh afër Gjakove, mbyti më bajoneta atdhetarin, bariun shpirtëror, atë Luigj Palaj Gazeta. “Neue Frei Presse” më 20 mars 1913, ndër të tjera shkruan për këtë ngjarje: “Pas sinjali që dha prifti ortodoks, ushtarët iu hodhën françeskanit i shqyen habitin, ia hoqën nga trupi, dhe pastaj nisën ta godisnin me kondakët e pushkëve. Atë Liugji ra përdhe me disa brinjë dhe kocka të thyera…., Ata e pyetën priftin e plagosur rëndë, nëse ai tanimë do të vendoste për të ndërruar fenë e tij, prifti tundi kokën përsëri foli i qetë: nuk e braktis fenë time, nuk e thyej besën! Atë Luigjit iu vërvit një breshëri tjetër kondakësh. Një ushtar e shtyu fort bajonetën në mushkëritë e priftit. Jeta e tij mori fund.” Më këtë mbytje, sikur iu hapën shtigjet kishës nacionaliste ortodokse për ta vazhduar çfarë kishte ndërmend. Me 16 mars, 1913, u realizua plani i ripagëzimit të 530 katolikëve në besimin ortodokse sllavë. Kështu me bekimin e Kishës Ortodokse, jashtë çdo mendjeje të kodeksit të krishterë, në vitin 1913, në Gjakovë me rrethina u bë ripagëzimi i dhunshëm i 1.200 katolikëve. Nga ana tjetër në disa momente u tentua vrasja edhe e kryeipeshkvit të Shkupit, Imzot Lazër Mjedës.
Jehona për vrasjen e Atë Luigj Palajt dhe fenomeni i ri pagëzimit të popullatës katolike u shpërndan në qarqet ndërkombëtare me 22. III, 1913, nëpërmjet Imzot Lazer Mjedës dhe legatës Austro-Hungareze në Cetine e Vjen. Shkrimet e shtypit në botën perëndimore, nxitën zhvillimin e polemikës se organit zyrtar malazias, Glas Crnogorca dhe gazetës Ruse, Rusko Slovo , qe u pasuan me demarshet diplomatike të fuqive të mëdha dhe hapat energjik të Austro-Hungarisë. Ajo i referohej se drejtës se protektoratit mbi katoliket në Ballkan nga viti nga vitit 1797 dhe 1837 për shqiptaret, si dhe duke referuar deklaratës së Kongresit te Berlinit, me anë të cilët në rast të cenimit të drejtave fetare katolike, ka drejtën e intervenimit ushtarak.
Se këtejmi me notën që Vjena ia dorëzoj Cetinës, tërhiqte vërejtjen për indinjatën që kishte shkaktuar për vrasjen e Atë Palajt dhe në të njëjtën kohë kërkohej zhvillimin e hetimeve dhe dënimi për të gjithë aktoret e këtyre ngjarjeve. Po të njëjtën kohë kërkohej kthimin i katolikeve në besimin e mëparshëm, dhe liria fetare për të gjithë. Pas presionit të bërë nga ndërkombëtarët , qeveritë në Beograd dhe Cetinë pranuan formalisht kushtet ndërkombëtare duke e zbutur presionin në popullatën katolike e myslimane dhe duke qortuar aktoret e këtyre ngjarjeve. Ndërkohë, flota Austro-Hungareze me 2 prill 1913, bëri një demonstrim luftarak në detin Adriatik dhe ju afrua Tivarit e Ulqinit, duke e detyruar Malin e Zi që të tërhiqej nga Shkodra me rrethina, si dhe për shkak të masakrave malazeze të kryera mbi popullin shqiptar.
Ndryshimet politike që ndodhnin në Evropë si: mbajta Konferencës e Fshehtë e Londrës 1915 si dhe ajo e Parisit 1919, reflektonin dukshëm edhe në terrenin Ballkanik, çfarë nxitnin Serbin dhe Malin e Zi, që të vazhdonin avazin e vjetër për pushtimin e trojeve shqiptare, çfarë tregohet edhe në Memorialët e diplomatit Serb, Dimitrije Popoviq, në librin e tij, Lufta Ballkanike, (Ballkanski rat, 1912-1913. Beograd, 1993.
Aksioni për ndërrimin e besimit me dhunë të shqiptarëve e zbatuar nga Kisha Ortodokse serbe e malazeze, cilësohet metodë mesjetare që ishte praktikuar për 500 vite me radhë nga Perandoria pushtuese Osmane ndaj shqiptarëve për kthimin e tyre nga besimi katolik në besimin islam, si gjest të nënshtrimit ndaj Stambollit.
Veprimet mesjetare të Kishës Ortodokse në rrethanat e reja politike në Ballkan, për sllavizmin e shqiptarëve, ishin sa absurd për kohen aq dhe shkrurtëpamëse si dhe në kundërshtim të plotë më mësimit teologjike të krishtera, ku flitet se duhet dashur Zotin më shpirt , me mendje e më gjithë zemër, por duhet dashur dhe çdo njeri, pa dallim feje, ngjyre, shtrese e nacionaliteti. Këtë e dëshmon e dhe Shën Pali, në Besëlidhjen Re, në letrën drejtuar Galatasve, (Gal. 3, 28) Nuk ka më, hebre – grek! Nuk ka më skllave – i lirë; Nuk ka më: mashkull – femër.
Kisha Ortodokse serbe apo malazeze edhe pse gëzojnë statusin e kishave autoqefale nacionale, në krahasim me Kishën Katolike që në esence e ka universalizmin, me këtë rast ajo, vepronte në kundërshtim më parimet e ligjeve Hyjnore. Misioni i saj do ishte ta ndalonte dhunën, vrasjet tortura në përgjithësi e jo, për interesa nacionaliste apo sipas tyre shtimin e numrit të besimtarëve, të vepronin në mënyrë abuzuese më gjerat më të shenjta Hyjnore.
Veprimi Kishës i Ortodokse, që shqiptaret më dhunë ta pranonin sakramentin pagëzimit dhe për katoliket ripagëzmin, kishte shkaktuar një hendek të madh fetar, shoqërorë, politik e nacional, pasoje e së cilës, populli i vuan edhe sot e kësaj dite.
E huazuar!
Përditësuar – Esat Nikqi
Comment (0)